Nishani sulmon Ramën: Ka ardhur koha të rrëzohet modeli i paaftësisë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, Nishani duke u ndalur tek takimi i pak ditëve më parë I kryeministrit Rama me trupin diplomatik, e akuzoi këtë të fundit se ka dështuar në qeverisje.

Sipas Nishanit, kryeministri Rama nuk paraqiti para trupit diplomatik asnjë arritje të qeverisë në fushën e ekonomisë rendit dhe sigurisë.

“Asnjë arritje të vitit të shkuar nuk pati Kryeministri që tu paraqiste përfaqësuesve të vendeve partnere. Nuk kishte asgjë për tu treguar për ekonominë, për rendin dhe sigurinë, për institucionet dhe demokracinë, për luftën ndaj krimit, për tregëtinë dhe zhvillimin. Të gjitha kishin qenë një dështim. Por asgjë, as për angazhimet, kontributet dhe gadishmërinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s. Asgjë për proçesin e Integrimit Evropian e veçanërisht se si do të vijonte angazhimi dhe rrugëtimi në lidhje me përmbushjen e prioriteteve kyçe të vendosura nga Këshilli Evropian për qeverinë e tij deri qershorin e ardhshëm. Asgjë për bashkëpunimin tregëtar midis Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësonin diplomatët e huaj në atë sallë. I vetmi artikulim i Kryeministrit Shqiptar për situatën dhe kontributin rajonal ishte adresimi për tarifat e vendosura nga Kosova ndaj Serbisë !!!!! Qesharake pa fund!”

Por krahas këtyre akuzave, Nishani nuk evitoi pa komentuar edhe çështjen e kandidaturës së Gent Cakajt. Duke I dhënë të drejtë presidentit Meta, Nishani u shpreh se t’I japësh të një psot delikat një djaloshi pa asnjë formim diplomatic është plotësisht paaftësi e kryeministrit Rama.

“Të caktosh në këtë post shumë të rëndësishëm por ca më shumë delikat, një djalosh pa asnjë formim diplomatik, pa asnjë eksperiencë drejtuese dhe negociuse, me paraqitje konfuze dhe problematike për çështje kardinale ndërkombëtare ku është i fokusuar kryesisht interesi shqiptar, tregon plotësisht këtë paaftësi, papërgjegjëshmëri e ndoshta ca më shumë se to, të Kryeministrit të Shqipërisë. Sot është evidente se pothuajse 80% e opinionit publik mbështesin qëndrimin e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e Ministrit të ri të Jashtëm.”

Sipas Nishanit tashmë ka ardhur koha që modeli i paaftësisë që drejton kryeministri Rama të rrëzohet me çdo kusht e me çdo çmim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne