Niveli i pagës sipas gradave, ja sa do të paguhen punonjësit e Policisë së Shtetit pas 1 korrikut

Duke nisur nga 1 korriku 2024 do të aplikohet rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë. Kështu punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%.

Rritja më e vogël në përqindje, krahasuar me pagën që kanë, është për zyrtarët e Policisë me gradat Drejtues dhe Kryekomisar, që respektivisht do të përfitojnë 23 dhe 24% më shumë se pagat aktuale. Ndërkohë për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në 36%.

Referuar të dhënave zyrtare, punonjësit e Policisë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 19775 lekë në muaj, ndërsa ata me gradën nënkomisar një rritje prej 21275 lekë në muaj. Tabela e mëposhtme tregon se sa do të jetë niveli i pagave në Policinë e Shtetit dhe si ndryshojnë ato pas 1 korrikut./tpz

Niveli i pagës sipas gradave, ja sa do të paguhen punonjësit e

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne