Një grua në Kanada sulmohet sepse mbante flamurin palestinez

Një grua që po ngiste makinën me një flamur palestinez në Kanada, u bë shënjestër e gjuhës së urrejtjes nga një tjetër femër shofere, sipas një videoje në rrjetet sociale.

Sipas një postimi në platformën sociale “X”, shoferja në Montreal i thotë gruas tuniziane se ajo “duhet të përdhunohet para fëmijëve të saj” për shkak se mbante flamurin palestinez në makinën e saj.

Sulmuesja akuzon gruan tuniziane se “është veshur si Hamasi” dhe e quan atë “idiote”.

Viktima ka shmangur debatin, por agresorja ka tentuar të mbrohet duke thënë: “Nuk të sulmoj”.

Këshilli Kombëtar i Muslimanëve Kanadezë (NCCM) shkroi në “X” se sulmuesja “gjithashtu dyshohet se goditi makinën e gruas”.

“Dhe ka shumë incidente të tjera si ky. Ne po marrim një sasi shqetësuese të raportimeve të islamofobisë dhe racizmit antipalestinez nga e gjithë Kanadaja”, shkroi Këshilli.

“Nga shkollat dhe kampuset universitare deri te transporti publik, palestinezët dhe muslimanët (veçanërisht gratë me hixhab) po mbartin peshën kryesore të kësaj rritjeje të mostolerancës. Ajo duhet të ndalet”, shtoi ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne