Studentët e Universitetit Amerikan të Harvardit mbështesin kombin palestinez

Në një deklaratë, koalicioni i organizatave studentore të Universitetit të Harvardit njoftoi mbështetjen e tij për luftën e kombit palestinez.

Nga e shtuna, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza, kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, një koalicion prej 34 organizatash studentore të Universitetit të Harvardit në deklaratën e tyre theksoi se regjimi racist izraelit është plotësisht përgjegjës për veprimet e dhunshme kundër palestinezëve. Studentët gjithashtu kërkuan koordinim për të mbajtur gjallë kujtimin e personave që humbën jetën në krimet e regjimit sionist.

Studentët e këtij universiteti theksuan se ajo që ndodhi në Gaza nuk ndodhi pa arsye.  Për dy dekada miliona palestinezë u detyruan të jetonin në një burg të hapur pa rrugëdalje. Ndaj tyre u kryen krime  nga më të ndryshmet, ndërsa dhuna ndaj palestinezëve ka vazhduar për 75 vite me radhë. Sipas studentëve, në këtë drejtim regjimi racist izraelit është e vetmja palë që duhet fajësuar dhe dënuar.

Gjithashtu, qindra amerikanë demonstruan në  sheshin Times të Nju Jorkut në solidaritet me popullin palestinez dhe kërkuan fundin e pushtimit të tokave palestineze nga regjimi sionist. Gjithashtu, para Shtëpisë së Bardhë u mbajtën demonstrata në mbështetje të popullit të pambrojtur të Gazës dhe për të dënuar kriminelët e regjimit sionist. Protestuesit kërkuan vëmendje ndaj  shkeljes së të drejtave të njeriut dhe masakrimin e fëmijëve dhe grave në Gaza nga ana e regjimit sionist./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne