Një ish punonjëse e akuzon se i ka bërë presion për të firmosur.

Gazetari Andi Tela, ka dhënë disa detaje nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajt, i cili pritet të arrestohet sapo Kuvendi t’i heqë imunitetin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Tela deklaroi se një punonjëse e Ahmetajt ka folur për presionin që është ushtruar ndaj saj, për të firmosur në favor të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, persona të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

“Është folur në rrethe mediatike që Ahmetaj i ka dhënë dosjen e inceneratorëe LSI-së. Duket si video e Rrajave, që e xhiruan vetë dhe pasi u shpërnda video, ranë të gjithë brenda.

Ajo që duhet theksuar është fakti që Arben Ahmetaj, ka qenë pjesë e një grupi qeveritar, që u përpoqën me të gjithë mënyrat që koncesionet t’ua kalonin Zotos dhe Mërtirit. Ata akuzohen se kanë korruptuar segmente të shtetit. Provohen sipas SPAK gjashtë raste kur Ahmetaj ka përfituar rryshfet.

Rryshfeti, në ndryshim nga dy vilat, në rastet e apartamenteve, janë kryer shitje fiktive, pra Ahmetaj me ish bashkëshorten ishin aksionerë të një kompanie ndërtimi, me Vladimir Kostën, për të ndërtuar një pallat. Tek ky pallat ata kishin një pjesë investimi. Sipas SPAK janë kryer shitje fiktive të apartamenteve.

Nëse SPAK e provon këtë akuzë të treja pikat plotësohen dhe rrezikon burgun Ahmetaj.

Kjo gjë do të zgjasë, mund të shkojë edhe në mandatin e katërt të PS, siç mund të nisë procesi për inceneratorin e Tiranës. Edhe aty ka firmë Ahmetaj.

Pra, mund të zgjedhë të flasë apo të mos flasë.

Një ish punonjëse e tij e akuzon se mbi të është ushtruar presion, që ajo të firmosë në favor të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit”, tha Tela./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne