Një tjetër ish-ministër në dyert e SPAK, Edmond Haxhinasto paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish- ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihen arsyet që Haxhinasto u thirr nga prokurorët e SPAK. Haxhinasto ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI.

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress