NJESIA ELITARE “DELTA FORCE” QẼ KAPI MADURON SOT, ARRESTOI SADAM HUSEININ NË 2003

Një nga operacionet më të bujshme ushtarake të dekadave të fundit eshte kryer gjate orêve te para te se shtunes, kur forcat speciale te Shteteve të Bashkuara kapën presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, në një ndërhyrje të drejtperdrejte dhe te mirekoordinuar ne territorin venezuelian.

Operacioni u realizua nga njesia elitare amerikane

“Delta Force”, një forcë legjendare e njohur për misione të nivelit më te lartë, e njejta që ne vitin 2003 lokalizoi dhe arrestoi ish-diktatorin irakian Sadam Husein. Lajmi u konfirmua nga autoritetet amerikane dhe u bë publik nga presidenti Donald Trump, i cili e cilësoi ndërhyrjen si “një operacion brilant dhe të pastër”.

Sipas informacioneve zyrtare, operacioni nisi rreth orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale në Karakas dhe përfshiu manovra ajrore shperqendruese, goditje elektronike dhe nje inkursion te shpejte tokesor ne zemrën e aparatit shteteror venezuelian. Sistemet e mbrojtjes dhe komunikimit u neutralizuan ne objektiva strategjikë si Fuerte Tiuna dhe baza ajrore La Carlota, duke paralizuar reagimin e forcave vendase.

Në kaosin e krijuar, operatorët e Delta Force depërtuan drejtpërdrejt ne zonën e sigurisë së lartë, ku Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën dhe u nxorën jashtë vendit, perpara se strukturat e sigurisë venezueliane të arrinin të organizonin një kunderpërgjigje. Çifti u transferua menjëherë në SHBA.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te forta politike dhe diplomatike, ndërsa Karakasi zyrtar ka mbetur në heshtje, pa dhënë sqarime mbi fatin e presidentit.

Analistët e kanë cilesuar këtë nderhyrje si një moment kthese në Amerikën Latine dhe si një demonstrim force të drejtpërdrejtë të Uashingtonit ndaj regjimeve që i konsideron armiqesore.

Delta Force konsiderohet një nga formacionet më sekrete dhe më vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane.

E themeluar në vitin 1977 nga koloneli Charles Beckwith, pas eksperiences së tij me forcat britanike SAS, kjo njesi eshtë projektuar per misione ekstreme: kapje lideresh, eliminime të objektivave me vlerë të lartë dhe operacione urbane precize./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne