Nju Jork, ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës i akuzuar për trafik armësh

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork rezulton mes 8 personave të akuzuar nga autoritetet amerikane për një seri veprash të rënda penale, nga trafiku i armëve tek pastrimi i parave.

Zyrtarët amerikanë të rendit i thanë “Zërit të Amerikës” se ndalimet e këtyre personave erdhën pas një operacioni përgjimi dhe provat do t’i paraqiten së shpejti një jurie të madhe.

Hetimet u kryen nga agjencia amerikane kundër drogës, DEA. Sipas dëshmisë së oficerit Gary Bailey, përgjimet e të akuzuarve janë bërë përmes tre informatorëve, të identifikuar si CS-1, CS-2 dhe CS-3, të tre individë me të kaluar kriminale por që kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritetet.

Sipas dokumenteve hetimore, që janë mbikëqyrur nga redaksia e “Zërit të Amerikës”, përgjimet kanë filluar në muajin tetor të vitit 2016 dhe kanë vazhduar të paktën deri në fund të muajit maj 2017.

Zyrtarët amerikanë thanë se autoritetet arritën të bllokojnë një trafikim armësh nga Kosova dhe se provat e këtij operacioni do të paraqiten së shpejti në gjykatë.

Provat, sipas zyrtarëve, tregojnë përfshirjen e Veliut, i cili tashmë ndodhet i ndaluar dhe i është mohuar lirimi me kusht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne