Norvegjia do të pranojë më shumë pacientë nga Gaza

Qeveria norvegjeze ka njoftuar se do të pranojë deri në 15 pacientë të rinj nga Gaza gjatë këtij viti, shumica prej tyre fëmijë.

Ky vendim vjen pas angazhimit të marrë në qershorin e vitit të kaluar për të pranuar 20 pacientë nga Gaza së bashku me shoqëruesit e tyre. Dy pacientët e fundit u evakuuan në Norvegji më 5 maj dhe të gjithë kanë marrë ose po marrin trajtim mjekësor.

“Kushtet humanitare në Gaza janë katastrofike. Sistemi shëndetësor është pranë kolapsit dhe spitalet që funksionojnë nuk kanë kapacitet për të trajtuar lëndime të rënda dhe sëmundje kërcënuese për jetën,” deklaroi Kryeministri Jonas Gahr Store.

Ai shtoi se Norvegjia do të vazhdojë të marrë pacientë përmes sistemit të evakuimit mjekësor të koordinuar nga BE-ja.

Sipas qeverisë norvegjeze, rreth 206 pacientë dhe 450 shoqërues janë evakuuar nga Gaza dhe Egjipti në 13 vende evropiane nën këtë skemë. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne