“Nuk i kërkoj falje!” Donald Trump vazhdon në “marrëzinë” e tij, Giorgia Meloni i kthehet kundër: Papa është njeriu i paqes, deklaratat e tua të papranueshme

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Papën, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe jashtë çdo standardi institucional.

Në një deklaratë zyrtare, Meloni theksoi se qëndrimi i saj ka qenë i qartë që më parë, por ndjeu nevojën ta ritheksojë. “I konsideroj deklaratat e Presidentit Trump në lidhje me Papën të papranueshme”, u shpreh ajo.

Kryeministrja italiane vuri në dukje rolin thelbësor të Atit të Shenjtë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Papa Leone XIV, si kreu i Kishës Katolike, ka një mision të qartë në promovimin e paqes dhe në dënimin e çdo forme konflikti. “Është e drejtë dhe e vetëkuptueshme që Papa kërkon paqe dhe dënon të gjitha format e luftës”, shtoi ajo.

Reagimi i Melonit vjen pas një deklarate të fortë të Trump, i cili mbrëmjen e djeshme e quajti Papën “të tmerrshëm”, në një sulm të pazakontë dhe të drejtpërdrejtë ndaj liderit të Kishës Katolike. Këto komente kanë shkaktuar reagime të menjëhershme nga besimtarët dhe institucionet kishtare në mbarë botën.

Gjatë një konference për shtyp, presidenti amerikan e përforcoi qëndrimin e tij, duke përjashtuar mundësinë e një kërkese faljeje. “Nuk i kërkoj falje Papës, ai gabon për disa gjëra”, deklaroi Trump, duke shtuar se mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me qëndrimet për çështje ndërkombëtare, përfshirë politikën ndaj Iranit.

Ai argumentoi se qasja e tij synon të parandalojë rreziqe globale, ndërsa kritikoi Papën për atë që e cilësoi si qëndrim të dobët ndaj çështjeve të sigurisë dhe krimit.

“Nuk i kërkoj falje Papës; ai gabon për disa gjëra, nuk do ta bëj, sepse Papa Leone tha gjërat e gabuara. Ai ishte shumë kundër asaj që po bëj në lidhje me Iranin, dhe nuk mund të kesh një Iran bërthamor. Papa Leone nuk do të ishte i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Do të kishte qindra miliona vdekje, dhe kjo nuk do të ndodhë. Kështu që unë nuk mundem; mendoj se ai është shumë i dobët në krim dhe çështje të tjera“, tha ai./newsbomb.al

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne