Nga Dritan Tali
Miq, me shnet Kshnellat.
Për Juve që nuk keni njohuri për Krishtin dhe krishterizmin do t’i përmendi disa kuriozitete.
Nuk ka asnjë dokument që e vërteton lindjen e hebreut Joshua me 25 dhjetor.
Sipas sqarimeve në Bibël përshtypjet jepen se Joshua ka lindur dikur në fillim të pranverës ose mbase edhe në vjeshtë, por jo në dimër.
Lindja e Krishtit te Ungjilli i Lukës, kapitulli 2, shpejgohet në këtë mënyrë:
2:6 Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.
2:7 Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
2:8 Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.
Pra barinjtë ishin ende jashtë në fusha me kopetë e tyre?! Dihet se delet, as atëhere e as tashti, në dhjetor nuk mund të mbahen jashtë natën sepse bënë të ftohët. Bie fjala, mbrëmë temperatura minimale atje ishte 2 gradë celzius.
Sidoqoftë, kur vdiq (kryqëzua), mosha e Tij tradicionlisht merret të ishte 33 vjeç. Pra, sipas dogmës, Ai lindi para vdekjes së Herodit të Madh, viti 4 i epokës sonë. Gjersa predikimet e Tij i fillloi si 30 vjeçar d.m.th., predikoi gjithsejtë tri vite.
Me profesion ishte zdrukthtar (marangoz).
Sa ishte gjallë njihej si Yeshua ben Maryam (i biri Marisë) e jo ben Yosef.
Ishte hebre i cili hebrejëve ju predikonte “hebraizmin e vërtet”, ngase në atë kohë (sipas Tij) hebraizmi kishte devijuar edhe për shkak të korrupsionit.
Nuk ka asgjë të përbashkët me këtë “bukuroshin” e bardhë, me flokë të gjata dhe mjekërr të Da Vinçit apo Mikelangjelos. Ai e kishte lëkurën e zeshkët, sytë e zi apo kafe, flokët e shkurta e dredha dhe me siguri më i shkurtë se 1.6 m.
Sipas disa biografëve të tij sekularë, Joshua i kishte edhe katër vëllezër (Jakobin, Judën Jozefin dhe Simonin) dhe disa motra. Natyrisht religjiozët e krishterë këtë nuk e pranojnë
Lindi në Nezaret, fshat i vogël në Izraelin e sotëm. Më vonë në literaturën krishtere futet Bethlehemi si vendlindja për shkak se tentohej të bëhej lidhja me Davidin – pra Joshua (Mesia) si pasardhës i Davidit.
Fjala krishterizëm në fillim nuk ekzistonte. Ata quheshin të “Varfërit” për faktin se për t’ju bashkuar atyre së pari duhej shitur te gjitha gjërat (asetet) dhe parat me ja dhuruar të vafërve. Dhe jetohej si bashkësi.
Kisha e parë në Jerusalem quhej (pra jo kishë) “Kuvendi i Jerusalemit” dhe udhëheqej nga “Treshi i Madh” Pjetri, Gjoni dhe Jakobi.
Fjala “krishter – krishterizëm” për herë te parë paraqitet në Antiok (qyteti i tretë më i madhi atëbotë, pas Romës dhe Aleksandrisë), kah mesi i viteve 50’ta. Edhe ate e kishte konotacionin negativ (nënçmues).
Në fillim të krishterizmit, të krishterët nuk e festonin Lindjen e Krishtit (krishlindjen), por Ringjalljen e Tij. Arsyeja ishte se edhe nuk dihej se kur lindi tamam Joshua.
Pra, Ringjallja e Krishtit (Pashkët) ishte (është) themeli i Religjionit të ri. Më vonë, ka shekulli i katërt, Kisha merr vendimin që edhe Lindja e Krishtit të futet në “repertuarin” fetar.
Joshua i kishte 72 dishepuj dhe 12 apostuj.
Dishepujt ishin ata të cilët e përcillnin Joshuan nga fshati në fshat apo nga qyteti në qytet kur ai udhëtonte me qëllim të shpërndarjes së mësimeve të Tij.
Pra dishepuj nuk ishin ata njerëz që mblidheshin për ta dëgjuar por ata që udhëtonin së bashku me Joshuan.
Gjersa apostujt ishin të zgjedhurit nga dishepujt. Apostujt kishin të drejtën që t’i predikonin mësimet e Joshuas pa mbykqyrjen e Tij. 12 apostujt e kishin edhe simbolikën e 12 fiseve hebreje.
Pjetri ishte peshkopi i Romës kurse Jakobi ishte “peshkopi i peshkopëve”.
Sipas Reza Aslan autori i bestsellerit “Zealot: The Life and Times of Jesus of Nazareth”, të botuar me 2013: “‘Krishterizmi i Jakobit ishte revolucionar çifut. Jakobi ishte një ‘nacinalist’ i cili e luftoi Romën. Krishterizmi i Tij ishte i ankoruar në ‘Ligjin e Moisiut’. Kurse krishterizmi i hebreut tjetër Saul (Pali) ishte një krishterizëm romak, i cili e kishte divorcuar vetën nga provincializmi hebraik. Andaj krishterizmi i Jakobit dështoi dhe fitoi krishterizmi Palit. Tashti, dy mijë vjet më vonë, verzioni i Palit (i krijimit të Krishtit) e ka absorbuar krejtësisht Jezusin hebraik.
Kujtimi për fanatikun revolucionar (Joshuan), i cili ecte nëpër Galile, për të mbledhur një ushtri prej dishepujve me qëllim të themelimit të Mbretërisë së Perëndisë mbi tokë; predikuesit magnetik i cili e sfidoi autoritetin e priftërisë të Tempullit në Jerusalem, nacionalistit radikal hebre i cili e kundërshtoi pushtimin romak, ka humbur pothuajse krejtësisht në histori'”.
Gëzuar për shumë mot Kshnellat.