Një grup qytetarës kanë protestuar sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, teksa kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të jetë brenda ambienteve të SPAK. Qytetarët para godinës së Prokurorisë së Posaçme mbajnë pankarta në duar teksa kërkojnë dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues. “Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat. Disa qytetarë të thirrur nga Partia Demokratike kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit këtë të enjte në SPAK. Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, të cilin e quajnë hajdut dhe mashtrues. Mes qytetarëve është edhe Klevis Balliu.
Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj tij për korrupsion pasiv. Më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefononin e Ajola Xoxës si dhe ushtroi kontrolle edhe te biznesi i saj.