“Nuk të duam”, Besimtarët përplasen me Myftiun e Tiranës Lauren Luli: Gylenist, Largohu!

Në rrjetin social Facebook janë bërë shumë virale pamjet e një incidenti në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku besimtarët kanë dalë kundër myftiut të saj Laurent Luli.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku pas faljes së Namazit në xhaminë “Dine Hoxha” besimtarët janë përplasur me Myftiun, Lauren Luli.
Siç shihet nga pamjet, besimtarët i kanë ndërprerë fjalën myftiut dhe është dashur ndërhyrja e hoxhës së xhamisë, Ahmed Kalaja për t’i qetësuar.

Në video dëgjohet qartë Besimtarët i bëjnë thirrje myftiut të largohet, duke thënë: “Nuk të duam. Largohu! Gylenist! Largohu! Terrorist!”.
Besimtarët kundërshtojnë qëndrimin e tij në pozicionin që mban, pasi sipas tyre ai e ka pushtuar vendin e myftiut.

Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me vizitën e Ramës në Turqi për një takim zyrtar me Erdogan, ku midis të tjerash Presidenti turk i ka kërkuar Kryeministrit shqiptar të largojnë mbetjet gyleniste nga Shqipëria./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne