VIDEO/ Momenti kur Shkëlzen Berisha përplaset me efektivin e Policisë

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, janë përplasur me një efektiv policie civil menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur.

Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar./A2 CNN

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne