“O hajdut, o hajdut”/ Momenti kur Erion Veliaj paraqitet në SPAK (video)

Kryebashkiaku Erion Veliaj është pritur me protestë mëngjesin e sotëm teksa po hynte në godinën e SPAK, i thirrur nga Prokuroria e Posaçme për të dhënë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Disa qytetarë e kanë pritur në derën e duke e quajtur, “Hajdut, kriminel, plehrë”. 

Veliaj u përpoq ta shiste vajtjen në SPAK si një akt vullnetar, ku do të paraqitej për t’i dhënë informacione prokurorëve, por ai ka patur fletëthirrje nga prokuroi që po heton çështjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Premçi.

Veliaj, për t’i shkuar deri në fund kësaj alibie të tij, është paraqitur në SPAK para orarit kur ishte thirrur, ndaj ka mbetur në korridor duke pritur oficerët gjyqësor që duhet ta marrin në pyetje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne