OKB: Kolonët hebrenj këtë vit kryen 591 sulme në territoret e pushtuara palestineze

Gjenevë

Kombet e Bashkuara (OKB) deklaruan se këtë vit janë regjistruar mbi 591 raste të sulmeve nga kolonët ilegal hebrenj në territoret e pushtuara palestineze, ku u vranë palestinezët dhe u dëmtuan pronat e tyre, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke në konferencën javore për media në Gjenevë bëri vlerësime për ngjarjet që ndodhën në Bregun e pushtuar Perëndimor këtë vit.

Laerke tha se OKB-ja regjistroi mbi 591 incidente të shkaktuara nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor në 6 muajt e parë të vitit 2023.

Ai tha se ka mesatarisht 99 incidente kane ndodhur çdo muaj në rajonin e pushtuar ndërsa u regjistrua rritje prej 39 për qind krahasuar me mesataren mujore prej 71 incidenteve në vitin 2022. “Numri i incidenteve të tilla në 2022 ishte në nivelin më të lartë që nga viti 2006 kur filluam t’i regjistronim ato”, tha Laerke.

Sipas tij, këtë vit OCHA ka dokumentuar zhvendosjen e 399 personave për shkak të dhunës së kolonëve.

Laerke tha se disa nga fshatrat palestineze janë boshatisur plotësisht për shkak të zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme hebreje dhe nga debimi i barinjtë palestinezë në tokat e tyre. “Arsyet e tjera pse palestinezët largohen nga shtëpitë e tyre është kërcënimi i shkatërrimit të shtëpive dhe pronave të tjera nga autoritetet izraelite”, shtoi ai.

Duke nënvizuar se vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara palestineze janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, Laerke potencoi se kjo situatë thellon nevojat humanitare për shkak të ndikimit të saj në jetesën e palestinezëve, sigurinë ushqimore dhe qasjen në shërbimet bazë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne