Ramallah
Një i ri palestinez u vra kur u sulmua nga kolonët hebrenj në fshatin Burqa të Ramallahut, në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, kolonët hebrenj bastisën zonat në perëndim dhe veriperëndim të fshatit Burqa nën mbrojtjen e forcave izraelite.
Një palestinez u vra në përleshjen që shpërtheu kur fshatarët palestinezë donin të dëbonin kolonët hebrenj nga tokat e tyre.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se palestinezi që humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga kolonët hebrenj është Qusay Jamal Matan (19).
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës dënoi sulmet e armatosura dhe të organizuara të kryera nga kolonët ilegal hebrenj kundër palestinezëve të pafajshëm në fshatin Burqa.
Bregu Perëndimor ka qenë dëshmitar i bastisjeve dhe sulmeve të shpeshta nga kolonët hebrenj nën mbrojtjen e forcave izraelite që nga fillimi i vitit./AA