OKB: Mungesë e madhe e ndihmave të premtuara për Gazën gjatë armëpushimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se dërgesat humanitare në Rripin e Gazës mbeten shumë të kufizuara, pavarësisht një përmirësimi të lehtë në shpërndarjen e ushqimit.

Sipas raportit të së enjtes, vetëm 149 kamionë me ndihma arritën të shkarkoheshin në pikat kufitare të Gazës një ditë më parë, për shkak të bllokimeve të rrugëve dhe vonesave të ushtrisë izraelite. Zyra mediatike e Gazës tha se që nga fillimi i armëpushimit, mesatarisht po hyjnë vetëm 145 kamionë në ditë – shumë më pak se 600, sa ishte rënë dakord.

OKB-ja theksoi se lëvizja e ndihmave kufizohet nga “Korridori shumë i ngushtë dhe i mbingarkuar i Filadelfisë”, i cili nuk është i përshtatshëm për autokolona të mëdha. Organizatat humanitare vazhdojnë të përballen me refuzimin e Izraelit për përdorimin e rrugëve alternative drejt pikës kufitare Karem Abu Salem. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne