OKB/Sherr mes Pacollit dhe Daçiç: Kë quajte gënjeshtar ti?

Në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku këto ditë po qëndrojnë delegacione nga e mbarë bota, pjesëmarrës është edhe delegacioni i Kosovës, me në krye Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ata kanë zhvilluar takime të shumta me delegacione të shteteve të ndryshme për të lobuar për njohje të reja si dhe për anëtarësimin e vendit në UNESCO.

Për këtë të fundit, Pacolli, në një bisedë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Kosova i ka votat dhe sivjet do të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë. Madje, sipas të përditshmes serbe, “Blic”, në ndërtesën e OKB-së janë takuar rastësisht edhe delegacionet e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sipas kësaj gazete, është përballur me Thaçin e Pacollin, dhe me këtë të fundit ka shkëmbyer disa “fjalë”.

“Kë e ke quajtur gënjeshtar?”, thuhet t’i ketë thënë Pacolli fillimisht Daçiçit, i cili deklaratën e Pacollit se Kosova i ka votat për UNESCO e kishte quajtur gënjeshtër.

“Ku i ke gjetur të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbur një herë, përsëri do të humbësh”, citojnë mediat serbe Vuçiçin t’i ketë thënë Pacollit.

Pacolli krejt i qetë, ia ka kthyer: “A je lodhur nga të gjitha ato takime”, duke aluduar në takimet që Vuçiçi i ka pasur në OKB për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.

Presidenti Thaçi nuk ishte përfshirë në këtë bisedë. Ai ka qëndruar anash, por nuk ka folur.

‘Përplasja’ mes i Vuçiç e Daçiç me Pacollin dhe Thaçin erdhi pasi Pacolli deklaroi se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Kjo deklaratë e Pacollit ka bërë që Vuçiç dhe Daçiç të reagojnë si të çmendur.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë temë e të gjitha takimeve të presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë në Nju-Jork ditëve të kaluara”, shkruajnë mediat serbe.

“Shqiptarët pas vetes i kanë muskujt e fuqive të mëdha, por Serbia do të luftojë”, ka thënë Vuçiç, kurse Daçiç ka thënë se “ata nuk i kanë votat e mjaftueshme për UNESCO”.

Pacolli mendon se gjithçka me para zgjidhet, por nuk është tamam ashtu. Ne para dy vitesh i kemi mundur, edhe pse fuqitë më të mëdha i mbështesnin”, ka thënë Daçiç./Koha.net/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne