Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në Shqip në DritareTv u shpreh se pas ardhjes në pushtet kryeministri Edi Rama tregoi një islamofobi të avancuar. Rama i ha bukën turkut dhe i bën rixha kaurit, u shpreh historiani.
“Feja ndikon edhe pse komunizmi e ka dobësuar fenë. Feja është ringjallur. Vatikani e ka mbështetur duke qenë shtet brenda shtetit. Kujtoj se si rrëzoi qeverinë e Prodit. Vatikani është institucion shumë i fuqishëm. Në kohën e Zogut laicizimi i shoqërisë i detyroi të ndahen nga kalifate. Ky projekt me kishën katolike kjo dështoi. Duçja dhe Italia sollën luftanijet ne Vlorë. Me rënien e komunizmit kemi shfaqje te fundamentalistit në Shqipëri si Aurel Plasari, që bën thirrje për të kaluar në anën e Vatikanit, që mendohej se ishte Evropa. Braktisën background-et myslimane, ortodoksët u bënë katolikë kur Rama u bë kryeministër në 2013-ën dhe kemi një akt teologjik. Rama thërriti Papën në Tiranë, myslimanët u larguan. Rama ka treguar islamofobi të avancuar. Rama i ha bukën turkut dhe i bën rixha kaurit, ai merr ndihma nga Turqia.”,– u shpreh Jazexhi./dritare