Operacion antidrogë në Tiranë, goditen grupet që shpërndanin kokainë; lëshohen 38 masa sigurie

Mësohet se janë lëshuar 38 masa sigurie dhe janë ekzekutuar deri tani mbi 20.

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia në Tiranë.

Mësohet se janë lëshuar 38 masa sigurie dhe janë ekzekutuar deri tani mbi 20.

Bëhet fjalë për disa grupe që shpërndanin lëndë narkotike.

Operacioni vijon ende dhe pritet që ekzekutimet e tjera të kryhen në orët dhe ditët në vazhdim.

Objekt i këtij operacioni ishin disa grupe të organizuara, të cilat dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara apo rolin specifik të personave të përfshirë./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne