Operacionet e “Boshtit të Rezistencës” kundër pushtimit izraelit në 6 janar

Grupet e rezistencës në Palestinë dhe në të gjithë rajonin vazhdojnë operacionet e tyre kundër Izraelit dhe mbështetësve të tij perëndimorë në mes të luftës dhe gjenocidit të regjimit Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka marrë jetën e më shumë se 22,000 palestinezëve, kryesisht fëmijë dhe gra.

Operacionet e kryera nga grupet e rezistencës palestineze dhe rajonale të shtunën, më 6 janar, janë si më poshtë:

Operacionet e Brigadave Al-Kassam më 6 janar:

Shënjestroi një forcë këmbësorie izraelite prej tetë ushtarësh pasi i zunë pritë në një kurth të përgatitur mirë në mes të zonës Bani Suhaila, në lindje të qytetit Khan Yunis në Gazën jugore.

Vrau një ushtar izraelit teksa hynte në një shtëpi për ta inspektuar, gjë që u pasua nga përleshje me pjesën tjetër të kontingjentit izraelit duke përdorur armë dhe granata dore.

Zuri pritë dhe angazhoi një forcë këmbësorie izraelite prej nëntë ushtarësh në një nga rrugët në zonën Bani Suhaila, në lindje të qytetit Khan Yunis në Gazën jugore.

Shpërtheu një minë kundër një force izraelite brenda një ndërtese në zonën Khazaa, në lindje të qytetit Khan Yunis, në jug të Gazës.

Bombardoi me mortaja të kalibrit të rëndë grupet ushtarake izraelite, në veriperëndim të kampit Al-Maghazi.

Operacionet e Brigadave Al-Kuds më 6 janar:

U përfshi në përleshje të ashpra të armatosura me ushtarët e regjimit izraelit, duke përdorur mitralozë dhe RPG në zonën Maan, në lindje të qytetit Khan Yunis, në jug të Gazës.

U përfshi në përleshje intensive me ushtarët e regjimit izraelit në qytetin qendror Khan Yunis, në jug të Gazës.

Bombarduan me mortaja të kalibrit të rëndë grupet ushtarake izraelite në qytetin qendror Khan Yunis.

Operacionet e Brigadave të Muxhahidëve më 6 janar:

Bombardoi grumbullimet e ushtarëve të regjimit izraelit dhe automjetet ushtarake me raketa me rreze të shkurtër veprimi në qytetin qendror të Gazës.

Shënjestroi një forcë sioniste të stacionuar në një ndërtesë në zonën Tel Al-Hawa me një granatë kundër personelit OG-7V, duke shkaktuar në viktima në kampin armik.

Operacionet e Brigadave të Dëshmorëve Al-Aksa më 6 janar:

Bombardoi me mortaja të kalibrit të rëndë ushtarë dhe grumbullimet ushtarake izraelitë pranë zonës Al-Mahatta në qendër të Khan Younis.

U përleshën me ushtarët izraelitë në Khan Younis qendrore dhe lindore me mitralozë dhe RPG.

Operacionet e Forcave të Dëshmorit Omar Al-Kasim më 6 janar:

U përleshën me forcat e regjimit izraelit në perëndim të Jabalia, duke u shkaktuar vdekje dhe plagosje të rënda.

Operacionet e Hezbollahut më 6 janar:

Sektori lindor:

Rreth orës 9:40 me orën lokale, shënjestruan me armë zonën e Metullës.

Rreth orës 9:55 me orën lokale, u shënjestruan ushtarët izraelitë në afërsi të kazermës Honen.

Rreth orës 15:40 me orën lokale, u shënjestrua me një raketë zona Bayad Blida.

Rreth orës 17:15 me orën lokale, u shënjestruan me armë ushtarët izraelitë në afërsi të vendndodhjes Al-Manara.

Sektori perëndimor:

Rreth orës 7:50 me orën lokale, baza Meron që shërbente si një vend mbikqyrjeje për ushtrinë izraelite, e vendosur në majën më të lartë malore në Palestinën e pushtuar (Al-Jarmak) u shënjestrua me një breshëri prej 62 raketash të llojeve të ndryshme.

Rreth orës 16:40 me orën lokale, u shënjestuan me armë ushtarët izraelitë në Avivim.

Rreth orës 17:05 me orën lokale, u shënjestruan me armë ushtarët izraelitë në afërsi të zonës Jal al-Alam.

Operacionet e rezistencës irakiane më 6 janar:

Sulmuan dy baza ushtarake amerikane, thellë në territorin sirian, me një breshëri dronësh, përkatësisht bazën Al-Tanf dhe bazën Al-Shaddadi./GazetaImpakt/Presstv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne