Operacioni i SPAK, mes të arrestuarve edhe personazhi i njohur i botës së krimit në Kukës

Mes personave të arrestuar si anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal të goditur nga Prokuroria e Posaçme, janë edhe shtetasit Besmir Mustati dhe Bujar Gërmizi. Ky i fundit rezulton një nga emrat më të njohur të krimit në Kukës. Bujar Gërmizi akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje. Grupi kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc” dhe SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ditën e hënë (20 nëntor).

Në pranga është vendosur Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, si edhe djali i tij i madh, Eralbin. Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Ndërsa është lëshuar urdhërarrest edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr. 6, në Tiranë, Dedan Gjoni për krijim kushtesh për vrasje. Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie për trafik droge. Ndaj tyre rëndojnë akuzat si “Grup i strukturuar kriminal”, “pastrim parash”, “trafik droge” dhe “sigurim i kushteve për vrasje”.

Zbërthimi i grupit nga Sky Ecc

Prej kohësh flitej se Prokuroria e Posaçme kishte në duar një tjetër dosje voluminoze që lidhej me operacionin e nisur më herët dhe të emërtuar “Metamorfoza”.

U tha se kanë ardhur më mijëra biseda të dala nga aplikacionet “Sky”, ku janë të implikuar me dhjetëra efektivë policie e deri në rangje të larta të sistemit të drejtësisë. Por mbrëmë u bë me dije se personi i parë që është kërkuar të vihet në pranga është një emër i spikatur i Policisë së Shtetit, ndonëse prej vitesh ai është larguar nga radhët e saj.

Bëhet fjalë për Erzen Breçanin, ish-numrin dy të Policisë së Tiranës, i cili sipas të dhënave jozyrtare është ndaluar bashkë me të birin, djalin e madh të tij, Eralbin. Por nga të dhënat e pakta që kanë dalë nga SPAK mësohet se urdhërarrest është lëshuar edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr. 6, në Tiranë, po ashtu edhe për një sërë personash të tjerë, që lidhen me policinë.

Por ajo që bie në sy në këto urdhërarreste, ende të papublikuara zyrtarisht nga Prokuroria, mësohet se në kërkim është shpallur edhe Ervin Mata, i dalë në skenë në një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Tiranë viteve të fundit. Ai njihet veç të tjerave edhe si rivali kryesor i Ervis Martinajt, të konsideruarit si mbreti i ‘lojërave të fatit’, fati i të cilit ende nuk dihet nga ana e Policisë dhe e Prokurorisë, pasi ai rezulton i zhdukur që në muajin gusht të një viti më parë.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste pak ditë më parë, ndërkohë që goditja e atij që konsiderohet edhe grup i strukturuar kriminal ka nisur mbrëmjen e djeshme. Ndërhyrja e parë mësohet se është bërë në afërsi të stadiumit “Air Albania”, aty ku pritej të niste edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë, para se sa të niset për në ‘Euro2024’.

Deri orëve të vona të së djeshmes u raportua për disa të arrestuar në Tiranë dhe sipas policisë në kuadër të operacionit të SPAK, është arrestuar ishzëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir, sipas të informacioneve jo zyrtare akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Po ashtu, është lëshuar urdhër arresti edhe për Shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni.

Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Nuk dihet se për çfarë vrasjeje akuzohet shefi i krimeve, të një prej komisariateve më të rëndësishme në Tiranë, por bëhet me dije se bashkë me të janë edhe 4 efektivë të tjerë që pritej të viheshin në pranga.

Ndonëse Policia e Shtetit nuk ka bërë publike mbrëmë asnjë të dhënë, ndonëse ka mbështetur BKH-në në zbatimin e urdhër-arresteve, por sipas burimeve konfidenciale tregojnë se në kërkim është shpallur edhe Ervin Mata, personi që mundi t`i shpëtonte policisë, pas ngjarjes që u konsiderua si masakra e Ish-Bllokut! Ndërkohë bëhet me dije se ne pranga ka rënë edhe një oficere e Drejtorisë së Kufirit.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka pasur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje. Referuar burimeve konfidenciale, bëhet me dije se Ervin Mata, ka dalë nga përgjimet e bisedave të “Sky Ecc”, por nuk dihet se cilës ngjarje i referohet Vladimir Mara, prokurori që ka lëshuar dhe urdhër-arrestet për të cilat sipas të dhënave ka edhe një vendim të Gjykatës së Posaçme. Operacioni është në vazhdim, ndërkohë që në orët në vazhdim të të mësohen edhe detajet për ngjarjet konkrete për të cilat akuzohen të ndaluarit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne