Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Source”, që ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 500 mijë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.Në qendër të hetimeve është shtetasi Bujar Lleshi, i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llamba. Sekuestroja përfshin prona në Kamzë, konkretisht:

-Një objekt banimi;

-Dy automjete (“Jeep” dhe “Opel Corsa”);

-Një biznes privat me aktivitet në fushën e tregtimit dhe riparimit të automjeteve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Hetimet vijojnë për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se janë krijuar përmes veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe rrjetit të tij familjar.

Materialet janë referuar tashmë Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne