Një 40-vjeçar i cili shiste kanabis dhe kokainë në doza në Vaun e Dejës ka rënë në prangat e policisë. 40-vjeçari u kap në fshatin Laç teksa po lëvizte me makinë.
Lënda narkotike dhe makina u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
-K. D., 40 vjeç, banues në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në fshatin Laç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat ai i posedonte me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.