Opinioni i Venecias/ Presidenca: Anti- shpifja një paketë anti-kushtetuese, pa liri të shprehjes nuk ka negociata

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka thënë se me draft-opinionin e Komisionit të Venecias për Paketën Ant-Shpifje u konfirmua qëndrimi i drejtë i Presidentit Meta.

Sipas Presidencës, paketa anti-shpifje është anti-kushtetuese duke dhënë dhe pesë arsyet se pse ajo bie në kundërshtim me ligjet.

Po ashtu Blushi thotë se pa liri të shprehjes nuk ka demokraci dhe për rrjedhojë çelje të negociatave.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne