Opozita ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni “Bashke Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Kujtojmë se në zgjedhjet e zhvilluara në këtë bashki më 4 gusht, kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo, fitoi thellë përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Opozita ngriti disa shqetësime, mes të cilave, pamundësinë e qytetarëve me mjete të skaduara identifikimi për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

“Ditën e zgjedhjeve u bë publike një problematikë e ditur edhe nga vetë KQZ që më shumë se 6 mijë zgjedhës, nuk dispononin një dokument identifikimi të vlefshëm se u kishte kaluar afati i përdorimit, ndryshe nga një vit më parë”, thuhet ndër të tjera në ankimin e PD, e cila analizon faktet dhe argumentat ku mbështetetet ankimimi./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne