OSBE, konferencë e nivelit të lartë në Bratislavë, për parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Bratislavë- Më shumë se 400 pjesëmarrës të nivelit të lartë duke përfshirë përfaqësues politikë, koordinatorë kombëtarë të anti-terrorizmit dhe ekspertët nga shtetet anëtare të OSBE, si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe nënrajonale, akademikë dhe shoqëria civile, do të takohen sot dhe nesër në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, në kuadër të konferencën vjetore kundër terrorizmit të OSBE.
Gjatë konferencës 2-ditore, pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin, si dhe ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm që çon në terrorizëm (VERLT) në vendet anëtare të kësaj organizate.
Në sesionet e kësaj konference, do të shqyrtohen përparimet në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e terrorizmit, dhe zbatimin e praktikave të mira në parandalimin e VERLT në vendet anëtare të OSBE-së.
Gjithashtu në këtë aktivitet, do të disktutohet mbi platformat që mbështesin bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet qeverive dhe shoqërisë civile,
programet dhe qasjet që ndihmojnë identifikimin dhe mbështetjen e individëve që janë në rrezik radikalizimi ndaj dhunës terroriste, sikurse janë mekanizmat e referimit dhe ndërhyrjet para-penale.
Po ashtu një vëmendje të vecantë, do te kenë programet në burgjet për rehabilitimin dhe riintegrimin e autorëve të akteve terroriste, duke siguruar ndjekjen penale të veprave të tyre kriminale.
Konferenca 2-ditore organizohet nga Presidenca Sllovake e OSBE-së, me mbështetjen e Njësisë për Veprim kundër Terrorizmit të Departamentit të Kërcënimeve Transnacionale të OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat ekzekutive të OSBE-së.
Punimet e saj do t’i çelë Radomir Bohac, përfaqësuesi i përhershëm i Sllovakisë në OSBE, fjala e të cilit pritet të pasohet nga ajo e Lukash Parizek, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Paul Bekers , Drejtor i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Mishele Koniks, NdihmëseSekretare e Përgjithshme dhe Drejtore Ekzekutive e Drejtorisë së Komitetit Kundër Terrorizmit të Kombeve të Bashkuara (UNCTED).
Gjithashtu pas tyre në një panel të nivelit të nivelit të lartë, të moderuar nga Katarina Zhakova, zv/përfaqësuese e përhershme e delegacionit të Sllovakisë në OSBE, do të ketë fjalime nga Dragan Mektiç, Ministër i Sigurisë së Bosnjës Hercegovinës, Oleg Siromolotov, zv/ministër i Jashtëm i Rusisë, Oleg Kravçenko, zv/ministër i Jashtëm i Bjellorusisë
Dragan Pejanoviç Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi, Kris Harnish, zv/koordinator për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe Xhon Gat-Ruter, drejtuesi i Divizionit kundër Terrorizmit, në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).
Në këtë aktivitet nga Shqipëria eshte i ftuar edhe dr.Arben Ramkaj, kryetari i Qendrës së Bashkëpumit Ndërfetar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne