Apokalipsi sot & dashuria ndaj tij!

nga Finian Cunningham.

I mbani mend skenat e çmendura të ‘Apocalypse Now’, film i vitit 1979 nga Francis Ford Coppolas, që fliste rreth gjenocidit të papërmbajtur amerikan në Vietnam? “Më pëlqen aroma e napalmit në mëngjes”, ishin fjalët frymëzuese të komandantit të krisur teksa helikopterët amerikanë ndëshkonin dhe shkatërronin fshatrat vietnamezë.

Të njëjtën lloj dëshire për vdekjen na kujton sot administrata Trump. Presidenti Trump ndodhet në të njëjtën gjendje dhe gëzon edhe një përkrahje të fortë prej mbështetësve të tij. Forcat e tij ushtarake raportohet se në të njëjtën kohë vrasin civilë nëpër sulmet ajrore në katër vende – Afganistan, Somali, Siri dhe Jemen. Zyrtarët e tij kanë dalë hapur dhe nxisin ndryshimin e regjimit në Venezuelë; dhe tani me veprimin e krisur më të fundit, Trump po mbështet aneksimin e paligjshëm të Lartësive Golan të pushtuara nga Izraeli 52 vite më parë në Luftën Gjashtë Ditore.

Dhe për ta bërë gjithë këtë kaos edhe më të madh, kabineti Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij janë të bindur se ai është me një “mision nga Zoti”.

Në një intervistë të kohëve të fundit për mediat, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se besimet e tija ungjillore të krishtera e bëjnë atë që ta shohë Presidentin Trump si një instrument i zgjedhur nga i Plotfuqishmi. Pse? Sepse sipas pikëpamjes së Pompeos, Trump po përmbush një profeci biblike apokaliptike të mbajtur nga shumë të krishterë ungjillorë. Kjo profeci pretendon se Izraeli do të jetë skena e kthimit në tokë të Jezusit, ngjarje që afron Ditën e Gjykimit dhe fundin e botës, ku të gjithë “të krishterët e mirë” sikurse Pompe do të ngjiten me lavdi drejt qiellit.

Ky nuk është një “vizion” që i shkon pas qejfit vetëm Pompeos. Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe disa anëtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë të Trumpit raportohet se kanë të njëjtën bindje ungjillore. Ata u referohen disa herë të krishterëve sionistë, sepse vizioni i tyre i lavdisë hyjnore është i ndërthurur me rivendosjen e “mbretërisë së Izraelit”, si në kohët e njohura biblike.

Kjo është arsyeja e servilizmit të Trumpit ndaj Izraelit. Që nga deklarata se Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit, prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe deri tek deklarata e fundit mbi lartësitë Golan, të gjitha janë mirëpritur një për një.

Natyrisht që shteti izraelit është mëse i kënaqur me miratimin që Trump bën ndaj çdo kërkese të tij – pavarësisht asaj se pjesa tjetër e botës i sheh si shkelje të rënda të normave dhe ligjeve ndërkombëtare. Përveç kësaj, për besimtarët e djathtë të krishterë brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit, politika e admirimit ndaj Izraelit kuptohet fjalë për fjalë se ai është “i dërguar nga Zoti”, sepse po përshpejton «fundin e kohës». Kështu që vetë Trumpi po shihet nga këta njerëz si një mishërim i “vullnetit të Zotit”. (Pagesat e përfoluara ndaj yjeve të pornografisë është një problem fare i vogël për narrativen e tyre puritane.)

Kjo është ajo që e bën Shtëpinë e Bardhë të tanishme një entitet vërtet të frikshëm. Ky nuk beson vetëm në të qenurit i drejtë, ashtu si shumë administrata amerikane të kaluara. Në të vërtetë ekipi i Trumpit dëshiron më shumë konflikte dhe sakrifica në emër të “lavdisë izraelite” për të përmbushur fantazitë e tyre fetare të shpengimit hyjnor në Tokë.

Këtë javë, Rusia dhe një mori shtetesh të tjera, duke përfshirë pothuajse të gjitha vendet arabe, madje edhe regjimet klienteliste amerikane sikurse Arabia Saudite, paralajmëruan se njohja e pashembullt e Trumpit për Lartësitë Golan të Sirisë si territor izraelit do të krijojë valë të reja konfliktesh në Lindjen e Mesme. Megjithatë paralajmërime të tilla nuk kanë asnjë vlerë për administratën Trump pasi ajo beson se është në “misionin e Perëndisë”.

Ka shumë shpjegime të tjera të zakonshme për sjelljen e Trumpit me Izraelin, pa e futur në këtë mes Perëndinë. Pjesë të saj janë edhe donacionet miliona dollarëshe nga super të pasurit hebreo-amerikanë sionistë sikurse Sheldon Adelson. Po kështu janë edhe interesat amerikane të naftës të dokumentuara mirë në Lartësitë Golan. Edhe shpresat për rizgjedhje të Trumpit në vitin 2020 varen nga ruajtja e bazës së votuesve të tij të krishterë ungjillorë të cilët shkojnë në kutitë e votimeve duke kënduar këngën Haleluja.

Ironia është se ndërsa mediat amerikane dhe politikanët kërkojnë dëshpërimisht të provojnë se “marrëveshja e fshehte ruse” nuk ishte një iluzion, realiteti i zymtë është se administrata Trump ka bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me shtetin e Izraelit, i cili gjithë despotizmin e tij e ka vënë kundër të drejtave të palestinezëve, kurse ndaj Iranit ka mbajtur dhe mban mban një qendrim armiqësor luftënxitës.

Mediat dhe politikanët amerikanë as që e marrin mundimin që ta shohin këtë të keqe, ndërsa ata të paktë që flasin sikurse kongresmenja Ilhan Omar, shpifen dhe njollosen pa mëshirë dhe etiketohen si “anti-semite”.

Imperializmi amerikan ka qenë gjithmonë një goditje e rëndë për botën, veçanërisht për shkak të “jashtëzakonshmërisë” dhe propagandës së tij të vetë-drejtësisë. Megjithatë administrata Trump është treguar e pahijshme me shtrembërimet që u ka bërë interpretimeve të ligjeve të reja. Kur nëpër botë vriten fëmijë nga sulmet ajrore, vende që mezi mbahen në këmbë detyrohen të nënshtrohen dhe vjedhja e plotë e tokës së huaj përshëndetet si “vepër e Perëndisë”, atëherë dijeni se në qiell ka diçka apokaliptike. Por jo ai lloj i apokalipsit që fanatikët e krishtere të Trumpit e përshëndesin si një ngjarje të lavdishme.

Dita e Gjykimit e një lloji tjetër tashmë gjendet këtu. Në të vërtetë ajo ka qenë për një kohë të gjatë prezente. Ky gjykim i pjesës tjetër të botës që mbetet i arsyetueshëm llogjikisht dhe moralisht, është se Shtetet e Bashkuara janë një regjim djallëzor dhe mashtrues dhe mbeten kërcënim për ekzistencën e të gjithë planetit./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne