Pacolli pret në takim Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në zyrat e ministrisë Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydin.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Pacolli tha se me Ozaydın janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin midis dy shteteve.

“Kënaqësi e veçantë të pres në takim Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, z. Serdar Ozaydin, i cili është angazhuar në këtë detyrë që nga fillimi i këtij muaji. Konsullit turk i urova suksese në detyrën e tij të re, ndërsa së bashku u pajtuam që të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve. Vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar./KP

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne