Ndikimi i Fondacionit Soros në Shqipëri nuk është vetëm politik, por edhe financiar në përmasa skandaloze. Është zbuluar se drejtori ekzekutiv i këtij fondacioni në Shqipëri ka përfituar një pagë mujore prej 3.177.953 lekësh (rreth 32 milionë lekë të vjetra), duke e çuar pagën e tij vjetore në pothuajse 384 milionë lekë.
Për krahasim, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një pagë vjetore prej 400.000 dollarësh. Kur dollari këmbehej me 1200 lekë, rezulton se drejtori i Sorosit në Shqipëri paguhej më shumë se vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë!
Ky fakt ka shkaktuar reagime të forta, duke ngritur dyshime mbi rolin e Fondacionit Soros në Shqipëri dhe ndikimin e tij në politikën dhe drejtësinë e vendit. Ish-deputeti i PD-së, Ardjan Turku, ka komentuar këtë skandal financiar, duke ironizuar se:
“Me siguri që puna e drejtorit të Sorosit në Shqipëri ka qenë shumë më e rëndësishme dhe më e suksesshme se ajo e Presidentit të SHBA!”
Prej vitesh, Soros akuzohet se ka kapur institucionet shqiptare, duke ndikuar në drejtësinë e re, reformat politike dhe qeverisjen e vendit. Me një pagë më të lartë se ajo e presidentit amerikan, duket se “filantropia” e Sorosit në Shqipëri ka qenë një investim i shtrenjtë dhe shumë fitimprurës për të besuarit e tij.
A do të ketë ndonjë reagim nga institucionet për këtë skandal, apo gjithçka do të mbetet nën hijen e ndikimit sorosian në Shqipëri?/gazetaimpakt