Pak mbështetje për bujqësinë! Prisnin 1,7 miliardë lekë, por morën vetëm një të tretën e shumës

Prisnin 1.7 miliardë lekë që në qershor, por nga shtatori bujqit dhe blegtorët shqiptarë do të kenë në dispozicion një të tretën e shumës së nevojshme… vetëm 500 milionë lekë. Nga më pak se 14.2 miliardë lekë, buxheti për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të rritet në rreth 14.7 miliardë lekë me rishikimet e fundit.

“Faktikisht ne e diskutuam edhe ara 4 muajsh që Skema Kombëtare  Bujqësisë dhe Blegtorisë ishte e pamjaftueshme. Sipas një vlerësimi të Ministrisë së bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vitin e shkuar, rezultoi se nevojat e sektorit ishin për 100 milionë euro. Dhe këtu nuk futen agro-përpunuesit. Ne dimë se nevojat janë shumë të mëdha”, thotë për televizionin A2 Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Nga 15.6 miliardë lekë vitin e shkuar, fondet për sektorin me të cilin punon dhe jeton gjysma e popullsisë përllogariten në më pak se 14.7 miliardë lekë apo 6 për qind më pak.

“Sigurisht ka nevoja të jashtëzakonshme dhe në investim. Si në përpunim, paketim pao transport. Idea është në mungesë të fondeve IPARD apo fondeve alternative, fermerët shqiptarë janë në një ngushticë të madhe në drejtim të financimit”, thotë Ballesha.

Me programin IPARD të Bashkimit Europian të pezulluar, fermerëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në sektorin bujqësor do iu vihet në ndihmë me garanci sovrane. Ekspertë të sektorit e shohin me skepticizëm përthithjen e këtyre parave për shkak të shkallës së lartë të informalitetit dhe problemeve të tjera në sektor. “Do të mund të marrin vetëm një numër i kufizuar fermerësh dhe ajo nuk do të mund të zgjidhë hallet e vërteta të sektorit”, thotë Ballesha.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit skema Kombëtarë në Bujqësi dhe Blegtori regjistroi një numër total prej 71.537 aplikimesh. Fondi në dispozicion rezultoi i mjaftueshëm vetëm për 72 për qind të fermerëve në total./Monitor,

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne