Pakistan, rrëzohet një avion luftarak gjatë stërvitjes

Një avion i Forcave Ajrore të Pakistanit (PAF) u rrëzua në provincën verilindore Punxhab gjatë një misioni trajnimi, njoftuan forcat ajrore.

Nuk raportohet për humbje të jetëve apo dëme të pronës, ndërsa piloti katapultoi në mënyrë të sigurtë, njoftuan forcat ajrore.

Më tej shtohet se “janë urdhëruar hetime nga Selia e Forcave Ajrore për të përcaktuar shkakun e incidentit”.

Disa avionë trajnimi janë rrëzuar në të kaluarën e afërt.

Në mars, një avion luftarak F-16 u rrëzua pranë kryeqytetit Islamabad, duke marrë jetën e pilotit. Avioni po kryente provat për paradën e ditës kombëtare të 23 marsit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne