Palestina: Gjykimi i Izraelit në GJND është ngjarje historike

Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës deklaroi se gjykimi i Izraelit për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është ngjarje historike dhe populli palestinez mezi pret seancën.

MPJ e Palestinës publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me seancën dëgjimore që filloi sot si rezultat i kërkesës së Afrikës së Jugut që Izraeli të gjykohet për krimin e gjenocidit në GJND. Në deklaratë thuhet se mbështetja e disa vendeve për Izraelin përmes “të drejtave politike, ushtarake dhe të vetos” dhe “paaftësisë” në nivel ndërkombëtar e inkurajoi këtë vend për të kryer krime dhe gjenocid.

Në deklaratë theksohet se Palestina ka besim se padia e Afrikës së Jugut kundër Izraelit do të jetë e suksesshme dhe iu bë thirrje vendeve vëllazërore dhe mike të mbështesin padinë e ngritur nga Afrika e Jugut në GJND.

Fillon të dëgjohet padia për gjenocid e Afrikës së Jugut kundër Izraelit

Sot ka nisur seanca dëgjimore lidhur me kërkesat për masa të përkohshme në rastin e ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut në GJND me arsyetimin se Izraeli ka shkelur Konventën e Gjenocidit me veprimet e tij në Gaza. Në ditën e parë të seancës, Afrika e Jugut paraqiti argumentet e saj.

Në seancë, avokatët që përfaqësonin palën e Afrikës së Jugut akuzuan Izraelin se veprimet e tij të vetëdijshme kundër palestinezëve në Gaza dëshmuan qëllimin e tij gjenocidal gjatë seancës dëgjimore të çështjes së paraqitur nga Afrika e Jugut në GJND. GJND shërben si organi gjyqësor i OKB-së në zgjidhjen e çështjeve që u nënshtrohen marrëveshjeve të OKB-së dhe marrëveshjeve ndërkombëtare./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne