Palestina paralajmëron për rënien e sistemit shëndetësor në Gaza

Ministrja e Shëndetësisë së Palestinës, Mai al-Kaila paralajmëroi se mund të bie sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës së bllokuar që ndodhet nën bombardimin e Izraelit.

Në një deklaratë me shkrim, ministrja Kaila vuri në dukje se nëpër spitale po përjetohet mungesë serioze e produkteve mjekësore në Gaza, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij.

Kaila tërhoqi vëmendjen se ka shumë të plagosur, më shumë se kapacitetet e spitaleve. “Po paralajmërojmë kundër rënies së sistemit shëndetësor në Rripin e Gazas”, tha ajo.

Ministrja kërkoi ndihmë urgjente shëndetësore nga organizatat ndërkombëtare, kryesisht nga Organizata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe institucionet e lidhura me Kombet e Bashkuara dhe bëri thirrje për ngritjen e spitaleve fushore në Rripin e Gazës për shpëtimin e mijëra të plagosurve, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijët.

Konflikti Izraeli-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Në sulmet e ndërmarra nga Gaza kanë humbur jetën 1.300 izraelitë ndërsa janë plagosur 3.300 të tjerë. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës janë vrarë 1.354 palestinezë dhe janë plagosur 6.049 të tjerë.

Ndërkohë, në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 31 palestinezë dhe janë plagosur rreth 180 të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne