Palestinezët mirepresin ambasadorin e parë saudit.

Zyrtarët palestinezë mirëpritën ambasadorin e parë të Arabisë Saudite të shtunën, në një shfaqje mbështetjeje edhe pse mbretëria e Gjirit po shqyrton mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin.

Arabia Saudite ka mbrojtur kauzën palestineze dhe ka shmangur lidhjet zyrtare me Izraelin, por SHBA po kërkon të promovojë atë që mund të jetë një marrëveshje historike në Lindjen e Mesme që do të përfshinte normalizimin e marrëdhënieve izraelito-saudite, shkruan Reuters.

Në një ceremoni në Jordani, këshilltari diplomatik i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, Majdi al-Khalidi, mori një kopje të letrave kredenciale të ambasadorit Nayef Al-Sudairi, si i dërguar jorezident, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Ky ishte “një hap i rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të forta vëllazërore që lidhin dy vendet dhe dy popujt vëllazërorë”, tha al-Khalidi, sipas Wafa./gazetablic

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne