Pamjet e para nga Kroacia pas tërmetit me magnitudë 6.3

Nga pamjet e para që vijnë nga Kroacia pas tërmetit të fuqishëm shihen dëme të mëdha në ndërtesa.

Qyteti më i goditur nga tërmeti prej 6.3 shkallë të Rihterit është Petrinja.

Nga lëkundjet e tërmetit në këtë qytet janë shkaktuar dëme të mëdha dhe shembje objektesh e shtëpish.

Sipas uebfaqes që monitoron lëkundjet tektonike në kohë reale, tërmeti që ka goditur Kroacinë rreth orës 11:19 minuta ka qenë me fuqi 6.3 të shkallës Rihterit.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne