Një ngjarje e rëndë është parandaluar falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë në Tiranë, pas një njoftimi për një 68-vjeçar që kishte hipur në tarracën e një objekti katërkatësh dhe kërcënonte të hidhej. Shërbimet e Komisariatit Nr. 4 u mobilizuan menjëherë dhe, pas bisedimeve, shtetasi Q. Z. u bind të zbresë nga tarraca. Më pas, ai u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari ndodhej nën efektin e alkoolit dhe se motive e veprimit të tij lidhen me një konflikt familjar për ndarjen e pasurisë. Kjo çështje është trajtuar më parë nga autoritetet dhe është referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme./gazetaimpakt