Papa Françesku: Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe trans

ITALI-
Papa Françesku ka folur sërish për çështjen e homoseksualitetit dhe pozicionin e kishës.

“Ajo që nuk më pëlqen fare është se ne e shikojmë të ashtuquajturin mëkat të mishit siç është bërë prej kohësh në lidhje me urdhërimin e gjashtë ”, thotë Papa, duke shpjeguar se kisha është e hapur për të gjithë, duke përfshirë homoseksualët dhe transeksualët.

“Ata janë njerëz që ndihen të refuzuar dhe është vërtet e vështirë për ta,” shtoi ai.

“Nëse ke shfrytëzuar punëtorët, nëse ke gënjyer apo mashtruar, nuk ka rëndësi, dhe përkundrazi mëkatet poshtë belit kanë qenë të rëndësishme”, nënvizon Bergoglio në një intervistë me La Civiltà Cattolica, botuar nga La Repubblica. “Kuptimi i njeriut ndryshon me kalimin e kohës dhe kështu thellohet edhe ndërgjegjja e njeriut. Në këtë rritje të të kuptuarit e ndihmojnë Kishën edhe shkencat e tjera dhe evolucioni i tyre”.

Papa Françesku pohon i bindur se nuk ka frikë nga një shoqëri e seksualizuar.

“Më frikëson se si kemi marrëdhënie me të, po. Kam frikë nga standardet e kësaj bote. Preferoj të përdor termin botërisht sesa seksualizues, sepse termi përfshin gjithçka. Për shembull, dëshira për të promovuar veten, ankthi për të qëndruar në këmbë jashte ose si te themi ne Argjentine te ngjitesh. Dhe te mendosh qe ata qe ngjiten perfundojne duke demtuar veten. /Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne