Deklaratë për Shtyp:
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë fiton betejën e parë elektorale:
KQZ sot vendosi heqjen e numrit serial në QR Cod nga fleta e votimit për Zgjedhjet e 11 Majit.
Tiranë 6 Shkurt 2025
Sot në dt 6 Shkurt 2025, KQZ mori vendim që të heqi nga fleta e votimit numrin serial të fletës së votimit nga QR Cod, kërkesë zyrtare dhe eksluzive e Aleanca Konservatore për Shqipërinë si Partia që shkriu 1 parti dhe 4 lëvizje konservatore midis të cilave edhe Lëvizja ShpresON për Shqipërinë e cila i kërkoi zyrtarisht dhe ekskluzivisht (askush tjetër nuk e kërkoie për më pak partitë dhe shoqatat e zogjve të qyqes Soros) Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe KQZ në 9 Shkurt 2025 heqjen nga fleta e votimit të numrit serial në QR Cod si një burim i sigurtë për patronazhistët të gjurmimit të emrit dhe mbiemrit të çdo votuesi në çdo fletë votimi duke rrëzuar me themel parimin kushtetues të fshehtësisë së votës. Sot Komisionerët në vendimin e tyre iu
referuan si shkak të heqjes së shqetësimit publik për leximin e votës kur në fakt i vetmi “shqetësim” ka ardhur nëpërmjet reagimit dhe kërkesës zyrtare të paraqitur nga Lëvizja ShpresON pjesë e Aleanca Konservatore për Shqipërinë.
Në Zgjedhjet e 11 Majit pas shumë vitesh, ushtria e patronazhistëve të Partisë-Shtet nuk mund të gjurmojë më dot identitetin e votuesit në fletën e votimit.
Kujtojmë se kjo betejë nisi në 9 Maj 2021 nga drejtuesit e Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë duke demonstruar publikisht në një eksperiment social publik në tribunën e Universitetit Politetnik se qr cod nxirrte lakuriq çdo fletë votimi ndërkohë që prej vitesh jemi përpjekur të ndërgjegjësonim pa sukses partitë politike opozitare për të kërkuar heqjen e numrit serial në qr cod, duke kuptuar me vonesë se këtë numër serial e kishte kërkuar dhe propozuar
vite më parë, vetë Partia Demokratike. Kujtojmë se si nënkryetari i Aleanca Konservatore për Shqipërinë ishte përpjekur pa sukses në 2023 që të angazhonte partitë opozitare (madje dhe Adriatik Lapajn) për ta ngritur këtë çështje dhe në Shtator 2023 ai zhvilloi një eksperiment live në Podcasti ShpresON për Shqipërinë duke vërtetuar edhe një herë se si votat e shqiptarëve ishin lakuriq!
Sot Aleanca Konservatore për Shqipërinë realizoi fitoren e parë por në ditët në vijim nis beteja në KQZ për sigurimin e transmetimit live në internet të të gjithë kamerave të numërimit të votave në 11 Maj sipas parimit që çdo ekran që transmetohet brenda KQZ live të hidhet njëkohësisht livestream që çdo kuti të numërohet live para syve të të gjithë shqiptarëve!
I kërkojmë të gjitha partive politike ti bashkëngjiten kërkesës sonë për reduktimin e manipulimit të numërimit të votimeve nëpërmjet transparencës së plotë të procesit.
Shpresojmë se kjo deklaratë do të lexohet dhe kuptohet drejtë nga të gjitha partitë që synojnë reduktimin e manipulimit të zgjedhjeve në 11 Maj.
Zyra e Informacionit të Aleanca Konservatore për Shqipërinë