Partia Demokratike do të mbledhë të hënën Kryesinë, do të përcaktohet data për protestën kombëtare

Të hënën në orën 18:00, Partia Demokratike e Sali Berishës që tashmë ka edhe vulën, pritet që të mbledh Kryesinë, ku do të diskutohet për aksionin opozitarë, por edhe organizimin për zgjedhjet e 2025. Sipas burimeve mediatike, një prej datave që pritet të propozohet për protestën kombëtare është 13 korriku, por nuk përjashtohet mundësia që tubimi të jetë edhe më afër në kohë.

Kryesia do të diskutojë dhe për drejtuesit e rinj të qarqeve, ku këtë herë pritet të ketë risi, nuk do të ketë nga një drejtues por dy për çdo qark të cilët do të jenë përgjegjës për organizimin./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne