Partia e Kocaqit akuza për Llapaj dhe Shabani: Nuk ka listë të përbashkët, patronazhohen nga Rama!

Ndërkohë që afatet për kooalicione dhe lista të përbashkëta kandidatësh për deputet po skadojnë me shpejtësi, enigmë ngelet ende, se si do të paraqiten në zgjedhjet e 11 majit partitë opozitare alternative të pozicionuara kundër Ramës, por edhe lidershipit të Berishês në PD.

Kohët e fundit është folur shumë për një listë të përbashkët mes partive të reja “Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapajt, “Aleanca Kombëtare Shqiptare” me kryetare Eleni Kocaqi, si dhe “Nisma” e Endri Shabani.

Në dalje të shumta televizive që të tre, kanë lënë të kuptohet se bashkimi me listë të përbashkët është drejt finalizimit dhe zyrtarizimi është një formalitet. Por mbrëmjen e kësaj të marte, partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, është distancuar zyryarisht prej tyre dhe madje, i ka denoncuar si “të patronazhuar nga regjimi”. Deklaratën në emër të partisë e ka bërë në faqen e saj në FB, Sekretarja e Përgjithshme Inida Gjata Kreuz, e cila nëpërmjet një shënimi të shkurtër tregohet e prerë në këtë vendim.

Deklaratë sqaruese nga partia Aleanca Kombëtare Shqiptare:

Përsa i përket deklaratave të bëra nga subjekte të reja politike, se do të jemi në një listë të përbashkët, dua t’ju informoj se nuk është e vërtetë dhe se është dezinformim. Aleanca Kombëtare Shqiptare do ruajë pavarësine dhe nuk do të përdoret nga askush, si karrem për vota. Ne i hymë kësaj rruge, se nuk besojmë se alternativat e propozuara do të ishin zgjidhja e duhur për shqiptarët.

Shqipëria ka nevojë për lëvizje patriotike dhe jo për parti të patronazhuara nga regjimi!

/Alfapress.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne