Partia Laburiste e Britanisë fiton shumicën në zgjedhje, i jep fund 14 viteve të qeverisjes së konservatorëve

Partia Laburiste e Britanisë fitoi një shumicë të madhe në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik, duke siguruar 410 vende, sipas sondazheve dalëse të zgjedhjeve të parakohshme të së enjtes.

Sipas sondazheve të përgatitura nga IPSOS UK për transmetuesit britanikë, lideri laburist Keir Starmer do të zëvendësojë Rishi Sunakun si kryeministër i ri.

Miliona votues në gjithë Mbretërinë e Bashkuar hodhën votat e tyre për të zgjedhur 650 anëtarë të Dhomën së Ulët të parlamentit.

Konservatorët e qendrës së djathtë kanë qeverisur vendin që nga viti 2010. Pasi ka siguruar fitore në tri zgjedhjet e fundit të përgjithshme – 2015, 2017 dhe 2019 – partia është parashikuar të fitojë 131 vende.

Sakaq, rezultatet kanë nxjerrë një fakt të ri se do të ketë një numër rekord të grave në Dhomën e re të Komunave. Rreth 242 deputete femra janë votuar deri më tani – dhe numërimi ende nuk ka përfunduar. Kjo tejkalon nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 220, i cili u vendos në vitin 2019.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne