Pas deklaratës së ushtrisë izraelite, fillon migrimi i palestinezëve në lindje të Rafahut

Pasi ushtria izraelite njoftoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah, që ndodhen në jug të Rripit të Gazës, palestinezët që jetojnë në zonë filluan të largohen nga vendet e tyre. Sipas raportimit të gazetarit të Anadolu në rajon, pas kësaj deklarate, qindra palestinezë filluan të migrojnë nga lagjet në lindje të Rafahut.

Pavarësisht motit me shi, qindra palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dolën në rrugë me ato pak sende që mund të merrnin me vete në torba ose çanta. Ata që kishin automjete lëviznin me automjetet e tyre dhe ndërsa të tjerët me karroca kuajsh dhe gomarësh nga lindja në perëndim të Rafahut ose drejt rajonit Al-Mawasi, për të cilin Izraeli pretendon se është “i sigurt”.

Sipas lajmeve të publikuara në radion e ushtrisë izraelite, thuhet se sipas vlerësimeve të ushtrisë rreth 100 mijë persona jetojnë në lagjet lindore të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne