Pas porosise se Erdogan per Ramen mbi FETO-n, Ministri Hoxha takon ambasadorin turk në Tiranë, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, ka pritur në një takim ambasadorin turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay. Në një njoftim nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë thuhet se gjatë takimit është biseduar rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.

Sipas njoftimit, ministri Hoxha shprehu vlerësime në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, “njëherësh dinamik e mjaft të frytshëm me shtetin turk”.

“Për ministrin Hoxhën, Turqia është një partner kryesor në fushën e sigurisë, por edhe kualifikimeve në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të shkollimit dhe asistencës te përhershme”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se ambasadori turk u zotua për dhënien e ndihmës së vazhdueshme ndaj Shqipërisë. “Jemi për të mbështetur Shqipërinë si dhe për të përcjellë gjithmonë përkrahjen e shtetit turk”, është shprehur ambasadori Atay.

Gjithashtu thuhet se në bisedë palët shprehën reciprokisht mirënjohjen e thellë për solidaritetin e dëshmuar dhe ndihmën e menjëhershme gjatë periudhës kur dy vendet u përfshinë në emergjenca. Sipas njoftimit, ministri Hoxha pranoi ftesën për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ky takim vjen pak dite pas bisedes telefonike te Presidentit Turk Erdogan me Kryeministrin Shqiptar Edi Rama, ne te cilen lideri Turk i kerkoi kreut te qeverise shqiptare informacione mbi angazhimin per te larguar anetaret e FETO nga institucionet fetare dhe arsimore ne Shqiperi. Nuk dihet nese mes MInistrit Hoxha dhe ambasadorit Atay ka pasur nje bisede per kete teme.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne