Pas shtatë muaj pritjeje, Biden fton Netanyahun të takohen në SHBA

Presidenti Joe Biden ka ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtetet e Bashkuara për një takim, i pari që kur ky i fundit u kthye në detyrë në fund të vitit të kaluar, tha të hënën zyra e Netanyahut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden ftoi kryeministrin Netanyahu që të takohej me të në SHBA gjatë një telefonate të hënën, pas shtatë muajsh “pritjeje” nga ana e Netanyahut.

Ftesa vjen në një kohë kur Uashingtoni vazhdon të shprehë mosmiratimin ndaj reformave të diskutueshme ligjore të qeverisë izraelite dhe politikave të tyre në Bregun Perëndimor kindra popullsive vendase Palestineze.
Me ardhjen ne fuqi te Bidenit disa projekte qe investoheshin nga taksa paguesit amerikane per perfitimin e izraelit jane ndaluar.

Lajmi gjithashtu vjen në të njëjtën ditë që presidenti izraelit Isaac Herzog do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për një vizitë ku pritet të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Kryeministri e pranoi ftesën dhe u ra dakord që ekipet izraelite dhe amerikane të koordinojnë detajet e takimit”.

Javët e fundit qeveria Netanyahu ka nisur një ofensivë të re politike për të kaluar një rishikim të diskutueshëm ligjor, kundër të cilit vetë Biden është shprehur hapur. Nderkohe ndaj Netanyahut jane hapur disa gjyqe per korrupsion dhe shfrytezim posti per intersat e tij personale dhe familjes se tij.

Kundërshtarët e Netanyahut ne izrael kanë paralajmëruar se reformat kërcënojnë demokracinë e Izraelit dhe janë mbajtur demonstrata të rregullta masive./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne