Pasi e vrau, Leonard Duka plan për të urinuar mbi varrin e Santiago Malkos. Martinaj: O Nard, nuk mund të më vrasësh mua me ‘gabeltë’ e Vlorës

Urrejtja e Leonard Dukës ndaj ish policit Santiago Malko nuk është zbutur as pas vrasjes së Malkos. Në një moment, Leonard Duka bën plan për të urinuar mbi varrin e Santiago Malkos, por më pas tërhiqet nga frika se mos e filmon dikush.

Referuar bisedave në Skye, Leonard Duka nuk e fsheh faktin se ka organizuar në vitin 2019 vrasjen e Santiago Malkos, lidhje e ngushtë dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Arsyeja është fakti se Malko ka rrëmbyer dhe dhunuar babanë e Leonard Dukës. Duka dhe Martinaj kishin qenë bashkë ortakë për 15 vite në lojëra fati, trafik kokaine dhe investime në pasuri të paluajtshme.

Por, pas këtij bashkëpunimi kanë ardhur mosmarrëveshjet. Leonard Duka pretendon se Martinaj i ka miliona euro borxh. Një pjesë të borxheve Martinaj i pranon, por jo të gjitha. Krisja e madhe ndodh kur Malko dhunon bananë e Dukës. Leonard Duka hedh në veprim Fatmir Hysenin, një killer i frikshëm nga Vlora, me të cilin ekzekuton Santiago Malkon.

Leonard Duka shenjëstron një lidhe të Martinajt në polici si dhe Erigers Mihasin, një tjetër dorë e besuar e Ervis Martinajt. Mihasi do të ekzekutohej në nëntor 2021. Bashkë me të u vra edhe Armand Dumani, me shumë gjasa për fatin e keq se ishte në makinë me Mihasin.

Që me vrasjen e Santiago Malkos, Ervis Martinaj merr masa. Martinaj afrohet me Behar Bajrin, Arben dhe Shullazin. Martinaj bën plane për të vrarë Leonard Dukën. Por, edhe Duka nis lëvizjet për të vrarë Martinajn. Leonard Duka vendosur dikë duke gjurmuar Vis Martinajn në Surrel. Ndërsa Vis Martinaj po gjurmon për të vrarë Dukën dhe sidomos Fatmir Hysenin.

Pjesë e planeve janë disa vajza si karrem, ekzekutim me snajper, dron, lokalizim, pritë etj. Në çdo rast, Leonard Duka ka killerin Fatmir Hyseni, i njohur si Doçja, për të vrarë Ervis Martinajn. Në kulmin e lëvizjeve të nëndheshme për të vrarë njëri-tjetrin, Leonard Duka dhe Vis  Martinaj flasin në Skye.

Biseda mes tyre është tejet interesante, tensionuese dhe me plot elemente inkriminuese. Biseda zhvillohet në 18 gusht 2020, disa muaj pasi Leonard Duka ka vrarë Santiago Malkon me ndihmën e Fatmir Hysenit. Në këtë bisedë tregohet e gjithë prapaskena e konfliktit.

Fillimisht Vis Martinaj shprehet se Santiago ‘gaboi me babain tënd’, se ka vepruar pa dijeninë e tij. Nard Duka thotë se ‘Santiago Malko se nuk bënte asnjë lëvizje ‘pa dijeninë tënde dhe se kemi pasur 15 vite miqësi bashkë’. Më tej, që të dy thonë se janë në dijeni të planeve të njëri-tjetrit për të vrarë njëri-tjetrin.

Ervisi i shprehet se Nardi nuk e vret dot atë ‘me gabelt e Vlorës’. Visi thotë se nuk duhet ta vriste Malkon, ndërsa Leonardi e pyet se çfarë do të bënte Visi për babain e vet. Visi thotë se do t’a kishte vrarë. Më tej Martinaj e quan Malkon një qelbanik që e ka futur në sherr me të gjithë Shqipërinë.

Në vijim Nardi i dërgon Martinajt disa llogari borxhesh që janë qindra mijëra euro, por Vis Martinaj nuk i pranon të gjitha. Biseda mes tyre është tejet e detajuar dhe shumë e gjatë. Besimi mes dy ish miqeve është thyer përfundimisht dhe hakmarrja nuk ndalet./prapaskenat

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne