Vriten 17 palestinezë në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza

Të paktën 17 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite të cilat shënjestruan pjesën veriore dhe jugore të Rripit të Gazës. Sipas agjencisë së lajmeve palestineze WAFA, ushtria izraelite kreu sulme ndaj qytetit të Gazës dhe ndaj dy shtëpive në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Si pasojë e bombardimit të një shtëpie në lagjen Al-Daraj në qendër të qytetit të Gazës nga forcat izraelite, humbën jetën 16 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndërsa një palestinez humbi jetën si pasojë e shënjestrimit të shtëpisë së familjes “Al-Shair” në qytetin Rafah./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne