PD njofton datën e protestës/ Zbardhet mesazhi për degët: Në 19 nëntor të gjithë para Parlamentit

Kryetaret e degëve të Partisë Demokratike lajmëruan se ditën e martë, 19 nëntor, ora 17.00 do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.

“Përshëndetje të nderuar

Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.

Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri me dije përpara disa ditësh se miratimi i buxhetit 2025, do të shoqërohet me protestëtë fuqishme rreth parlamentit.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se pjesë e protestës do të jenë qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e “plaçkitjes” më të madhe të vitit.

Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress