PE për herë të parë bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Gaza

Parlamenti Evropian (PE) për herë të parë ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij. Raporti për vitin 2023 i përgatitur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së me temë “Gjendja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në botë dhe politika e Bashkimit Evropian (BE)” u miratua me 265 vota pro, 253 kundër dhe 10 abstenime.

Neni 62 i raportit bën “thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza”, për të cilën anëtarët e së Majtës në PE kërkuan ndryshime.

Në raportin e rishikuar dhe miratuar thuhet se “BE-ja, vendet anëtare dhe komuniteti ndërkombëtar bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës për të siguruar qasje të papenguar në ushqim dhe ujë për të gjithë njerëzit”.

Me këtë PE për herë të parë bëri thirrje për armëpushim në Gaza. Në vendimin e marrë më 18 janar, “armëpushimi i përhershëm” ishte i kushtëzuar me lirimin e të gjitha pengjeve dhe likuidimin e Hamasit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne